SHBA, 18 Janar NOA - Probleme të reja shëndetësore për Steve Jobs. Themeluesi i Apple është detyruar që përkohësisht të largohet nga drejtimi i grupit, por duke mbajtur detyrën e administratorit në të gjitha vendimet strategjike.
Pozita e tij momentalisht do t’i kalojë drejtorit të përgjithshëm Tim Cook.
Në një e-mail të dërguar punonjësve të Apple, Jobs shkruan: “Me kërkesën time, bordi i drejtorëve më ka dhënë një pushim për shkaka të gjendjes sime shëndetësore, në mënyrë të tillë q ë të përqendrohem vetëm tek ky problem. Unë do të vazhdojë të jem i përfshirë në të gjitha vendimet kryesore strategjike, të kompanisë”.
r.b/NOA