Tiranë, 18 janar, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste ka bërë parashikime të zymta për të ardhmen politike të vendit, nëse nuk jep dorëheqjen kryeministri Sali Berisha. Ai u shpreh se situata po del jashtë kontrollit politik, pasi populli po merr fuqinë e tij. “Gjendja është e rëndë, zgjidhja është e thjeshtë. Koalicioni i turpit nuk mund të jetë më qeveria e shqiptarëve”, tha Rama.
Ai u shpreh se zhvillimet e fundit, “po e fusin gjithnjë e më shumë Saliun në konflikt me popullin. Po provokon popullin, që këtë herë e ka kapur në flagrancë me Ilir Metën”.
Ai u shpreh se demonstrata mund të sjellë reagimin e popullit mbi lëvizjet politike dhe PS-ja nuk mund ta kontrollojë politikisht situatën.
“Demostratë, jo për të mbështetur PS-në, por për t’i hequr pushtetin nga duart Berishës. Kjo qeveri e marrë fund duhet të largohet. Situata rrezikon të dalë jashtë kontrollit të politikës pavarësisht vullnetit tonë, pasi populli ka një të drejtë dhe liri kushtetuese që nuk e ka asnjë institucion”, tha Rama.
Ai u shpreh se seanca e fundit e Kuvendit ka qenë më domethënëse. “Mbrëmë Shqipëria pa me zë e figurë në sallën e Parlamentit shëmbëlltyrën jetësorë të vargjeve të Dritëro Agollit; “Në vendin tim, në vendin tënd, një kokë e çmendur të gjithë i çmend”, tha Rama.
a.k/NOA