English

SHBA trajnon Policinë Shqiptare për falsifikimet

Durrës, 18 janar 2011, NOA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Departamenti i Drejtësisë së SHBA kanë nisur trajnimin e Policisë Shqiptare mbi Dokumentet e Falsifikuara. Oficerë konsullorë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, së bashku me një trajnues nga Agjencia e Kontrollit të Emigracionit dhe Doganave të SHBA, në bashkëpunim me Programin e Asistencës për Trajnimin e Hetimit Penal Ndërkombëtar (ICITAP), kryen një sesion trajnimi sot në Durrës për rreth 60 anëtarë të Departamentit të Kufijve dhe Migracionit të Policisë Shqiptare. Programi i trajnimit është planifikuar që të ndihmojë oficerët e kontrollit kufitar të Policisë Shqiptare të dallojnë dokumentet e falsifikuara udhëtimi për të rritur kështu sigurinë kufitare. Gary Bullard, Drejtues i Programit ICITAP të Departamentit të SHBA, tha: “Ambasada e SHBA, nëpërmjet ICITAP, është e lumtur të mbështesë zhvillimin e vazhdueshëm profesional te oficerëve të zbatimit të ligjit ne Policinë e Shtetit Shqiptar.” Trajnimi është pjesë e përpjekjes së vazhduar të Ambasadës së SHBA nëpërmjet ICITAP-it, për të asistuar Policinë e Shtetit Shqiptar në përpjekjet e tyre për modernizim. a.y/NOA

KOMENTE