E martë, 18 janar 2011, NOA- Një aksident me vdekje në aksin rrugor Laç-Fushë-Krujë, ka ndodhur pak minuta më parë.
Një makinë e cila po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara ka goditur për vdekje një kalimtar.
Mësohet se makina e cila i shkaktoi vdekjen këmbësorit është larguar nga vendngjarja, duke mos i dhënë as më të voglën ndihmë viktimës. Ky aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Gjorm dhe sipas të dhënave paraprake nuk dihet ende identiteti i viktimës.
a.y/NOA