E martë, 18 janar 2011, NOA- Ditën e sotme policia spanjolle ka sekuestruar një laborator gjigant të prodhimit të drogës afër Madridit, duke gjetur në të 300 kg kokainë dhe 2 milionë euro kesh. Policia bëri me dije se në mesin e të dyshuarve kishte spanjollë dhe kolumbianë. Droga mendohet se ishte transportuar duke u fshehur në kamionët e kafesë. Nga ky aksion u arrestuan 25 persona dhe u theksua se objekti ishte më i madhi dhe më i sofistikuari laborator në Evropë. Ky bllokim i laboratorit ndodhi në fshatin Villanueva de Perales, pas një hetimi që zgjati plot dy vite. Spanja është një pikë kyçe tranziti për drogën që vjen nga vendet e Amerikës Latine dhe me këtë aksion u pre një nga rrënjët e shpërndarjes së saj. a.y/NOA