English

Të dhëna të reja mbi i-Pad 2

SHBA, 18 Janar NOA - Një ekran me rezolucion shumë të lartë dhe një slot për SD Card.

Këto janë risitë e versionit të dytë të i-Pad-it të shumëpërfolur. Thashethemet që qarkullojnë në rrjet mbi iPad 2 kanë qarkulluar gjithmonë intensivisht.

Sipas burimeve të afërta me shtëpinë e Apple, versioni i ri tabletës do të ketë një ekran me rezolucion të lartë (2048x1536 me Retina Display) dhe gjithashtu një slot për SD Card, në mënyrë që të zgjerohet e memoria.

I-Pad ndoshta do të paraqitet në muajin shkurt ose mars, në mënyrë që të gjithë të përqendrohen tek një produkt tjetër Apple.

Dhe bëhet fjalë për i-Phone 5, i cili do të prezantohet në qershor dhe me shumë mundësi do të jetë i pranishëm gjatë vjeshtës.

r.b/NOA

KOMENTE