English

Topi në Tepelenë, dekoron patriotin Sali Nivica

Tepelenë, 18 janar, NOA – Ndërsa pak ditë më parë ka kryer një vizitë në qytetin e Pogradecit dhe atë të Librazhdit, sot presidenti i Republikës Bamir Topi do të zhvillojë një vizitë në qytetin jugor të Tepelenës.

Lajmi bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet presidenciale, sipas të cilave, axhenda e kreut të shtetit do të nisë me një takim në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, Sevo Miçi, ku të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të Këshillit Bashkiak nga të gjitha forcat politike si dhe autoritete të tjera vendore.

Ndërkaq, ai do të ketë një takim me qytetarë dhe intelektualë të qytetit të Tepelenës gjatë ceremonisë së dekorimit të patriotit Sali Nivica, me Urdhrin "Nderi i Kombit".

n.e/NOA

KOMENTE