Beograd, 19 janar, NOA - Beogradi është në rrugën e hyrjes në procesin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.
Një fakt i tillë u theksua gjatë debatit të zhvilluar në një sesion të Parlamentit Evropian për marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit me këtë vend ballkanik, ndërsa sot pritet votimi për ta pranuar apo jo n jë fakt të tillë.
Sipas komisionarit të Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle, marrëveshja e Stabilizim-Asocimit është një hap i madh përpara për Serbinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Në këtë mënyrë, këtij vendi ballkanik i hapet rruga për integrimin evropian dhe reforma të mëtejshme, duke e përgatitur Serbinë seriozisht për futjen në Bashkimin Evropian.
"Nga pikëpamja ekonomike, Marrëveshja e Stabilizim Asocimit parashikon vendosjen graduale të një zone të tregtisë së lirë dhe integrimin shkallë-shkallë të Serbisë në Bashkimin Evropian. Kjo do të ishte e dobishme si për BE-në edhe për Serbinë", tha zoti Fyle.
Nga ana tjetër, ai ka mbrojtur idenë se tha se vendosja e marrëdhënieve më të ngushta me Serbinë sjell një numër avantazhesh të reja për Bashkimin Evropian.
n.e/NOA