Berat, 19 janar 2011, NOA – Nga qyteti tradicional i një mbi një dritareve, kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi se të gjitha ata që themeluan Partinë Demokratike 20 vjet më parë, krijuan pikërisht forcën politike që do të shndërronte Shqipërinë në lokomotivën e zhvillimit. Duke përshëndetur anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në ceremoninë e 20-vjetorit të krijimit të degës së PD-së në berat, shefi i Partisë Demokratike, theksoi se shqiptarët 20 vjet më parë nuk njihnin liri, demokraci, dhe ishin të vetmit qytetarë të kontinentit të Europës, që jetonin ende izolimin më të skajshëm, varfërinë më të skajshme. Sot pas 20 vitesh ne duam të ndjehemi mirënjohës dhe krenarë, ne që 20 vjet më parë lirinë e kishim aspiratën më të parë shqiprtërore, sollëm në Shqipëri standardet evropiane të respektimit të lirisë, të drejtave të njeriut dhe lirinë e të bërit biznes”, tha kryeministri. Duke risjellë në kujtesë parrullën “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, sipas kryeministrit, shqiptarët kërkuan t’i bashkoheshin Europës, ndërsa sot, sikundër tha Berisha, është shtruar rruga përdrejt Europës, duke u dhënë të drejtën shqiptarëve të lëvizin të lirë nëpër vendet e saj. Ishte Bashkimi Europian tha kryeministri që duke marrë këtë vendim shprehu besimin në punën e qeverisë shqiptare. Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe më e sigurtë se kurrë më parë, shtoi kryeministri, duke theksuar se viti 2011 do të jetë viti i arritjeve të mëdha dhe i sukseseve të palëkundura, pasi sikundër theksoi ai “ne e nisëm këtë vit me rritje pensionesh si kurrë më parë”. Berisha garantoi se këtë vit do të realizohen projekte të mëdha, si ato infrastrukturore që përfshijnë Boshtin e Jugut, por edhe dhjetëra projekte për qytetin e Beratit. “Nuk ka vend si Shqipëria tha kryeministri, një vend me thesare të mëdha, për të cilin ne do të bëjmë gjithçka. mit/NOA