Tiranë, 19 janar, NOA – Shqipëria Turistike duhet të jetë prioriteti kryesor i qeverisë shqiptare, derisa po shtohen nga viti në vit vizitorët e saj, dhe nga ana tjetër, vlerësimet në mediat ndërkombëtare për aspektin e saj turistik. Një fakt të tillë, kryeministri Berisha e deklaroi gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, duke shtuar se për këtë do të hartohet gjithë kuadri i nevojshëm ligjor, përtej spekulimeve, dhe do të merren të gjitha masat e domosdoshme që do të nxisin aspektin turistik të vendit tonë. Sipas tij, është e domosdoshme ngritja e një komiteti ndërministror i cili do të funksionojë që nga kjo javë dhe ka për qëllim të mos vendi të mos gjendet në ndonjë befasi gjatë sezonit turistik. Nga ana tjetër, ai tha se prioritet i qeverisë shqiptare për vitin 2011 do të jenë edhe zgjedhjet lokale të 8 Majit. Lidhur me to, ai theksoi se qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet maksimale për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm dhe garantoi shqiptarët se do të votojnë të lirë s qytetarë europianë. “Dua të pranoj se zgjedhjet lokale komplikojnë sezonin turistik pasi është e pashmangshme që përqëndrimi më madhor i të gjithë qeverive vendore të jenë të fokusuara tek fushata më shumë se çdo gjë tjetër” theksoi Berisha. n.e/NOA