E mërkurë, 19 janar 2011, NOA- Pierluigi Collina, u zgjodh gjyqtari më i mirë i 25 viteve të fundit.
Ky përfundim erdhi pas studimit të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Statistikave të Futbollit, IFFHS.
Lista e gjyqtarëve përfshin periudhën 1987-2011 dhe ajo është plotësuar në bazë të pikëve që i janë dhënë çdo arbitri, në disa disiplina të ndryshme, si numri i gabimeve arbitrale apo rëndësia e ndeshjeve të drejtuara.
Në të u bë e ditur se ish-gjyqtari italian i futbollit, Pierluigi Collina, është më i miri i 25 viteve të fundit, duke lënë pas qindra arbitra të tjerë, duke lënë në vendin e dytë gjermanin Markus Merk.
Collina është cilësuar si një ndër gjyqtarët më të ashpër dhe korrekt në të njëjtën kohë.
a.y/NOA