English

Gabon Sarkozi, i kthehet turma kundër

E mërkurë, 19 janar 2011, NOA- Gjermanë, i cilësoi Presidenti Nikolas Sarkozi, fermerët Francez. Këtë gafë ai e bëri teksa iu adresua një grupi fermerësh brenda kufirit francez duke thënë se ai ishte në Gjermani. Sarkozi menjëherë e korrigjoi gabimin, por nuk i shpëtoi brohorimave të turmës. Ai po shpjegonte përpjekjet e tij për të mbrojtur të ardhurat e fermerëve, dhe theksoi: “Unë mund të pranoj deformimet e konkurrencës nga Kina apo India, por jo nga Gjermania. Nuk po e them këtë thjesht ngaqë jam në Gjermani”, duke shtuar menjëherë si në faj që jam në Alaskë. Sarkozi po fliste me fermerët në qytetin e Truchtersheimit, 24 km larg kufirit me Gjermaninë. Zona e Alaskës në të cilën ishte Presidenti francez i është kthyer Francës nga Gjermania në përfundim të Luftës II Botërore. a.y/NOA

KOMENTE