English

Kalojnë pa leje kufirin grek, ndalohen emigrantët

Sarandë, 19 janar, NOA - Edhe pas liberalizmit të vizave nuk janë të pakta rastet e kalimit të kufirit drejt shtetit grek në mënyrë të paligjshme. Vetëm dje ka nisur procedimin penal për dy të rinj, të cilët kanë tentuar disa herë të kalojnë kufirin, por që janë pikasur dhe ndaluar nga policia greke.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Sarandë, raporton se dje është ndaluar Erjon Mezin Kaçaku, vjeç 25, lindur dhe banues në fshatin Frakull e Vogël, të qarkut Fier. Kaçaku ka tentuar gjatë dy ditëve më 17 dhe 18 janar që të kalojë kufirin. Në datën 18, rreth orës 10.00 ai është deportuar nga policia greke në Pikën e Kalimit Kufitare "Qaf Botë".

Pas dorëzimit të tij në policinë shqiptare ka nisur dhe ndjekja penale në gjendje të lirë.

Po dje është policia greke ka sjellë te homologët e saj në Sarandë Festim Cuman Gjikaj, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Hysoverdh, të komunës Kotë në

qarkun e Vlorë.

Gjikaj ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në Konispol dhe është deportuar nga policia greke dje rreth orës 09:00 në Pikën e Kalimit Kufitar "Qaf Botë".

Policia saktësoi se dy të rinjtë, nga verifikimet e bëra në sistemin TIMS, rezultojnë se kanë kaluar disa herë kufirin në mënyrë të paligjshme.

a.k/NOA

KOMENTE