English

Katari josh Guardiolën

E mërkurë, 19 janar 2011, NOA- Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka pranuar një ofertë të majme nga Katari. Guardiola tashmë ka refuzuar një ofertë në vlerën e 10 milionë eurove në vit nga Interi dhe 20 milionë në vit nga CSKA Moscow, duke u larguar kështu nga Nou Camp dhe për të marrë nën drejtim ekipin kombëtar të Katarit. Kontrata e Guardiolës me Barcelonën skadon në qershor dhe Katari i ka ofruar spanjollit të tejkalojë ofertën e CSKA-së dhe kjo vlen për 10 vitet e ardhshme, duke e mbajtur kështu fort trajnerin e Barcelonës për një kohë të gjatë. a.y/NOA

KOMENTE