English

Maqedonia punëson 500 shqiptar në administratën publike

E mërkurë, 19 janar 2011, NOA- “Qeveria vazhdon të implementojë marrëveshjen e Ohrit dhe njëra nga obligimet që buron nga ky dokument, përfaqësimin e drejt dhe adekuat. Kështu që mbrëmë është miratuar edhe programi për punësimin e 600 pjesëtarëve të bashkësive etnike jo shumicë për vitin 2011”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha.

Duke vijuar më tej ai tha se, në bazë të programit të miratuar nga qeveria, parashikohet punësimi edhe i rreth 100 pjesëtarëve të bashkësive tjera etnike të cilat nuk janë në shumicë dhe rreth 500 punësime të reja për shqiptarët në administratën publike.

Kjo vjen si rrjedhojë e parimit për përfaqësim i barabartë që buron nga Marrëveshja e Ohrit. a.y/NOA

KOMENTE