English

Meta: PS, kriminelë për të marrë pushtetin me dhunë

Tiranë, 19 janar, NOA – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka hedhur akuza të ashpra sot ndaj kryetarit të PS-së, Edi Rama. Ai u shpreh se Rama e ka kthyer grupin e deputetëve të PS-së në një bandë parlamentare.

Meta e ka cilësuar si absurd dhe deklaratën e kreut të PS-së demonstrata dhe marrje të pushtetit nga populli.

Ai u shpreh se Rama doli “në emër të popullit që ai nuk e përmbante dot, por që e dinte se në 21 janar, ditën kur vendosi demostratë në kryeqytet do të bëhet hataja”.

Meta u shpreh se ka të dhëna se PS-ja po mobilizon elementë kriminal për të shkaktuar turbullira me qëllim marrjen e pushtetit në emër të popullit.

“LSI përmes strukturave të saj ka të dhëna me të cilat do të informohet edhe policia e shtetit”, tha sot Meta gjatë konferencës për mediat.

a.k/NOA (vijon...)

KOMENTE