English

Mot i kthjellët dhe i ftohtë, parashikimi për sot nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 19 janar, NOA - Edhe ne mengjesin e sotem pjesa me e madhe e territorit do te dominohet nga kthjellime ndersa zonat malore do te jene me vranesira por dhe intervale kthjellimesh. Mesdita do te sjelle kthjellime ne te gjjithe vendin perjashtuar zonat malore te cilat do te mbeten me vranesira kalimtare.

Shqipëria

Ne pjesen e dyte te dites do te dominoje mot i kthjellet ne te gjithe territorin Shqiptar por nuk do te mungojne kalime te here pas hershme vranesirash neper te gjithe territorin. Mbremja dhe nata do te sjelle shtim te vranesirave ne te gjithe vendin duke bere qe mengjesi pasardhes te dominohet nga mot i vranet.

Temperaturat e ajrit ne vlerat e mengjesit do te pesojne 2 grade renie por mesdita do te sjelle nje renie te lehte temperaturave ne te gjithe vendin.

Era do të fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 20 km/h me drejtim kryesisht perendimor kjo do te beje qe dallgezimi te jete i ulet.

Europa

Pjesa me te madhe e kontinentit Europian do te dominohet nga mot i qendrushem. Ne jugperendim dhe ne juglindje te kontinentit Europjan do te jene te pozicjonuar qendra te presionit te larte atmosferik te cilet do te sjellin mot te kthjellet shoqeruar nga vransira te lehta. Ndersa serish verilindja e kontinentit do te jete nen dominimin e vranesirave me reshje shiu dhe debore te cilat do te shoqerohen nga stuhi te forta ere. Gjithashtu nje pjese e Ballkanit Verior do te jete nen dominimin e vransirave dhe reshjeve te shiut te cilat do te jene me intesitet mesatar. Problematike per keto zona do te paraqite mjegulla e dendur ne oret e para te mengjesit e cila do te largohet gjate dites.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Vendet Nordike alarmojne reshje debore dhe stuhi ere;

Ballkani Verior do te rrezikohet per reshje shiu e debore dhe mjegull;

Italia Veriore do te rrezikohet nga mjegulla e dendur dhe stuhi ere.

n.e/NOA

KOMENTE