E mërkurë, 19 janar 2011, NOA- Vangjel Dule dhe Vasil Bollano, kanë organizuar një ceremoni për të festuar 20 vjetorin e shoqatës OMONIA.
Organizata më e madhe e përfaqësimit etnik të grekëve në Shqiperi, OMONIA është themeluar në 11 janar të vitit 1991 në fshatin Derviçian të komunës së Dropullit të Poshtëm në rrethin e Gjirokastrës.
Gjatë ceremonisë së mbajtur pak më parë kryetari i kësaj shoqate Bollano, së bashku me kreun e PBDNJ Vangjel Dule si dhe një sërë anëtarësh e përfaqësues të OMONIA-s, kanë sjellë në vëmendje historinë e kësaj shoqate që prej themelimit të saj në vitin 1991.
Gjatë kësaj ceremonie, Bollano ka shprehur urimet e tij në këtë 20 vjetor për përfaqësuesit e kësaj shoqate, si dhe për ecurinë e mëtejshme të saj gjatë viteve në vazhdim.
Dule e ka përgëzuar shoqatën duke e uruar për vite të mëtejshme me sukses.
a.y/NOA