English

Paris Hilton: Tani dua të krijoj familje

E mërkurë, 19 janar 2011, NOA- Eshumëpërfolur për jetën e saj të çrregullt, Paris Hilton e ka mbledhur mendjen.

Ajo është shprehur se dëshiron të martohet dhe të lindë fëmijë pasi t’i mbushë 30 vjet.

Pasanikja Hilton, e cila është në lidhje me Cy Waits, e pyetur nëse dëshiron të bëjë ndryshime të mëdha në jetë, është përgjigjur: “Po, pa dyshim! Do të më pëlqente.”

Në muajin shkurt, pronarja e hoteleve “Hilton” mbush 30 vjeç, dhe ndonëse e ka cilësuar si një moshë të frikshme, ajo ndihet më e gatshme se kurrë që të sistemohet dhe të fillojë jetën si një familjare e rregullt.

a.y/NOA

KOMENTE