English

Pasqyra e Shtypit, 19 Janar 2011

Tiranë, 19 Janar, NOA - Gazetat shqiptare janë të mbushura kryesisht me artikuj që citojnë deklaratat e djeshme të ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, dhe nga ana tjetër ato të ish-zv/kryeministrit Meta.

Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në media është edhe ai i divorcit të aktores së njohur Ema Andrea në gjykatë, si edhe ai i dëshmisë së motrës që vrau vëllanë, pasi nuk i kthente 100 milionë lekët borxh.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Sa ¾ e Jezercës”, i cili paraqet sasinë e plehrave që mafia italiane u gjen vendin çdo ditë.

“Sulmohet shoferi i një ndërtuesi në Tiranë”, është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar një incidenti të ndodhur dje.

“Dritan Prifti: Nuk mundem të vazhdoj më i vetëm” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë, referuar deklaratave të djeshme të ish-ministrit të Ekonomisë.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Jam i kërcënuar/ Prifti: Videot e reja nëse prokuroria do veprojë”, i cili flet për deklaratat e djeshme të ish-ministrit të Ekonomisë.

“Rama: Situata kërcënon të dalë jashtë kontrollit/ BE: Duhet vetëpërmbajtje dhe dialog”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Meta publikon dokumentat: Kërkova vetëm zbatimin e ligjit”; “Prokuroria: Pse kërkuam ekspertë të huaj për videon”; “Rrëfimi i motrës: E vrava vëllanë për 100 milionë” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Përgjimi, Prifti: Meta do të ma vrasë me kallash”, i cila citon deklaratat e bëra dje nga ministri i Ekonomisë, se ish-kolegu e kërcënon me jetë.

“Todi Lubonja: Si më spiunoi Mihallaq Luarasi te komunistët” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar një interviste.

Kurse “OSBE: Edukata shoqërore për faqe të zezë, problem edhe lëndët e MASH”, flet për një vlerësim të ekspertëve të OSBE për kurrikulat.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Prifti: Në prokurori, me dosje të tjera”, i cili tregon pohimet e djeshme të ish-ministrit të Ekonomisë kundër Metës.

“Motra: E vramë vëllain se e dinim që s’na kthente lekët” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete, i cili citon një rast flagrant vrasje.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Nëna e 8 fëmijëve, 1 javë pa bukë se humbi 5 mijë lekë, tentoi të vetëmbytej”, “Shtrenjtohet karburanti, nafta drejt 200 l/l” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “KE: Politika të bëhet në parlament, dhe jo në rrugë”, i cili pasqyron deklaratat e djeshme të Komisionit Evropian për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Çdo javë, 13 mijë vetë me grip, 60% e kanë grip derri”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Prifti: Nuk merrem me përgjime televizive, do t’i çoj në prokurori”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë,19 Janar 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: indo@noa.al.

KOMENTE