E mërkurë, 19 janar 2011, NOA- Në rezolutën e miratuar për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Serbinë, ligjvënësit evropianë e mirëpresin gatishmërinë e Beogradit për t'u angazhuar në dialog brenda kornizës së BE-së. Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që pa vonesë të fillojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se dialogu është i nevojshëm për stabilitetin afatgjatë dhe mirëqenien e njerëzve Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të PE-së thuhet se, “Strukturat paralele serbe në veriun e Kosovës duhet të shpërbëhen meqë e minojnë procesin e decentralizimit dhe e parandalojnë integrimin e plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës”. a.y/NOA