English

Prifti dëshmon sërish në Prokurori

Tiranë, 19 janar, NOA – Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti është paraqitur sërish sot në Prokurori për të sqaruar pozicionin e tij në lidhje me akuzat që ka bërë ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta dhe faktet që ka depozituar për përgjimin.

Kjo është hera e dytë që Prifti paraqitet në organin e akuzës brenda pak ditës.

Nuk dihen arsyet që kanë detyruar Priftin të paraqitet sërish para prokurorëve që kanë marrë çështjen e përgjimit për hetim. Ndryshe nga më parë, këtë herë Prifti ka pasur dhe një laptop me vete, ku mendohet të kenë qenë dokumentet dhe videoja e regjistruar.

Pas qëndrimit, për rreth 30 m,minuta në Prokurori, Prifti nuk ka pranuar të flasë për mediat e pranishme në hyrje të godinës së organit të akuzës. Në deklaratën e dhënë dje Prifti sulmoi sërish Metën, por la të kuptohej se nëse drejtësia nuk do të reagonte ndaja akuzave të tij, ai do të tërhiqej. Pas daljes prej andej, Prifti nuk ka pranuar të fliste për mediat në lidhje me këtë prezencë.

a.k/NOA

KOMENTE