Tiranë, 19 janar 2011, NOA- Partia Socialiste ka dorëzuar pak më parë në polici kërkesën për protestën e 21 janarit. Protesta e cila pritet të mbahet ditën e premte, tashmë ka paraprirë me dokumentin që garanton mbarëvajtjen e saj. Protesta e cila është lajmëruar prej disa ditësh nga Opozita e Bashkuar, do të realizohet mesditën e së premtes. Ndërkaq ditën e sotme Partia Socialiste së bashku me kreun e saj Edi Rama trokitën derë më derë për të ftuar qytetarët që ti bashkohen kësaj proteste që synon rrëzimin e qeverisë. a.y/NOA