Tiranë, 19 janar, NOA – Ka trokitur derë më derë, duke takuar njerëz dhe duke i ftuar ata që të marrin pjesë në protestën e 21 Janarit.
Ky është aksioni i ndërmarrë më së fundmi nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, vetëm dy ditë përpara demonstratës që do të mbahet në kryeqytet, e paralajmëruar kjo disa ditë më parë nga selia rozë.
Në fakt, veprime të tilla Rama i ka ndërmarrë edhe më parë kur kërkonte prej qytetarëve të bëheshin pjesë e protestave të majit, kur kërkonte hapjen e kutive të zgjedhjeve të kaluara.
Konkretisht, sot Rama është ndalur në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet dhe gjatë takimeve me banorët e zonës, kryesocialisti i ka ftuar ata të marrin pjesë në demostratën e 21 janarit.
Ai u ka thënë atyre se kjo protestë nuk është e Partisë Socialiste dhe aspak politike, për të marrë pushtetin, por ka si qëllim të jetë një demostratë qytetare.
n.e/NOA