SHBA, 19 Janar NOA - Pas thashethemeve të ditëve të fundit, gjatë orëve të fundit ka ardhur dhe zyrtarizimi i Samsung GT-S5260 Star II, telefoni celular me ekran me prekje me të cilin prodhuesit Koreanë gjatë muajve të ardhshëm do të kërkojë të përsërisin suksesin e mëparshëm të Samsung GT-S5230 Star ll, me më shumë se 30 milionë kopje të shitura deri tani.
Samsung Star II do të lançohet në tregun evropian muajin e ardhshëm, duke filluar me Gjermaninë. Tiparet e këtij telefoni përfshijnë një ekran me prekje të formatit WQVGA 3-inch, një kamerë 3,2-megapixel lidhje Bluetooth dhe Wi-Fi.
Memoria do të jetë e zgjerueshme nëpërmjet mikro-skedave SD.
Për t’u theksuar është se ky tip celulari do të jetë tepër i përshtatshëm për përdorimin e rrjeteve sociale si Twitter apo Facebook.
r.b/NOA