Los Anxhelos, 19 Janar NOA - Nuk ka buzëqeshur as në pasarelën e Golden Globe, por të paktën veshja e saj me shkëlqim e ka shpëtuar Sandra Bullock nga “gojët e liga”.
Mbi të gjitha në drejtim të atyre që e shohin aktoren në një lidhje me Ryan Reynolds, ish-bashkëshortin e Scarlett Johansson.
Megjithatë ka qenë vetë aktorja që ka përgënjeshtruar gjithçka duke deklaruar se Ryan është vetëm një mik i vjetër e tepër i afërt.
Këtë rast duhet thënë se fotografët nuk e lanë të shpëtonte duke kapur aktoren pa tualet, me xhinse dhe një bluzë dy masa më të madhe. Një që e paraqet atë si një beqare të vërtetë.
Mbase ka ndikuar dhe zhgënjimi që është kthyer në shtëpi pa as edhe një çmim, por në aeroportin e Los Anxhelos, Sandra Bullock nuk ka qenë në humorin e duhur.
Në këtë rast paparacët janë treguar të pamëshirshëm.
r.b/NOA