English

Shau policët, arrestohet 45-vjeçari

Vlorë, 19 janar, NOA – Një 45-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Vlorës pasi ka sharë dy punonjës të policisë në këtë qytet. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se personi i arrestuar është Robert Mihal Komini, banues në Vlorë, në lagjen "Lef Sallata".

Komini, dje rreth orës 15:20 në lagjen "Kushtrimi", ka fyer për shkak të detyrës oficerin e policisë së shtetit A. A. 41 vjeç, së bashku me kolegun e tij A. B.

Punonjësit e policisë në momentin e incidentit kanë qenë duke ushtruar detyrën e tyre. Më pas forcat e policisë kanë shoqëruar Kominin në Polici dhe ndaj tij ka nisur procedura penale me akuzën "Fyerje për shkak të detyrës" të parashikuar nga neni 239 i Kodit Penal.

a.k/NOA

KOMENTE