Tiranë, 19 janar, NOA – Dy persona janë ndaluar dje nga Policia e Tiranës pasi dyshohen si autorët e plagosjes me thikë të një qytetari. Personat e arrestuar janë Xhem Sadri Nikoçi, 53 vjeç dhe Gëzim Riza Prelaj, 39 vjeç, të dy banues në Kamëz, Tiranë.
Dy personat e prangosur një ditë më parë, rreth orës 18.30 kanë qëlluar me thikë Gëzim Prelajn si dhe kanë rrahur dhe goditur me sende të forta Xhem Nikoçin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, në qendër të Kamzës. Fillimisht incidenti ka nisur me fjalë, më pas katër personat janë përplasur me grushte dhe me mjete të forta.
Nga sherri është dëmtuar Xhem Nikoçi. Ndërsa më pas një prej personave të arrestuar ka nxjerrë një thikë xhepi dhe e ka qëlluar disa herë Gëzim Prelaj në pjesë të ndryshme të trupit.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka mundur të arrestojë autorët. Ndërkohë që personi i plagosur është dërguar menjëherë në spital.
Personat e arrestuar akuzohen “Plagosje e lehtë me dashje”.
a.k/NOA