Lezhë, 19 janar, NOA – Forcat e policisë së Lezhës kanë arrestuar në flagrancë Ismet Metalian, 45 vjeç, banues i këtij qyteti, gjatë orëve të natës duke gdhirë mëngjesi i sotëm.
Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se arrestimi i tij u bë për arsye se dje në mbrëmje, në superstradën Fushë Krujë-Laç, përballë “Hotel Toskana” në Laç, duke drejtuar automjetin tip Opel Frontera foristradë, me targa BH 323 PR , ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin Nikoll Pepkola, 41 vjeç, banues në Laç.
U kryen veprimet e para hetimore dhe materialet do t’i referohen prokurorisë së Kurbinit për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/1 i K. Penal, në ngarkim të Ismet Metalias.
n.e/NOA