English

Thaçi letër KE: Nisni hetimet ndaj raportit “Marti”

Prishtinë, 19 janar, NOA – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një letër të posaçme dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, ka kërkuar nisjen zyrtare të hetimeve rreth akuzave që i janë drejtuar atij nga raporteri Dik Marti.

Konkretisht, në letrën drejtuar Thorbjorn Jaglandit, Thaçi u bën thirrje “të gjitha autoriteteve kompetente, në veçanti EULEX-it, që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të zbuluar se çfarë ka ndodhur”.

“Po ju shkruaj këtë letër si përgjigje ndaj raportit të Asamblesë mbi “Trajtimin Johuman të Njerëzve dhe Trafikimin Ilegal të Organeve Njerëzore në Kosovë”, të përgatitur nga raportuesi i Asamblesë, senatori Dick Marty. Duke pasur parasysh se draft-raporti përmban një numër të akuzave serioze, unë besoj se këto pohime nuk duhet të mbeten pa përgjigje. Për këtë arsye, si qenie njerëzore dhe si Kryeministër i Republikës së Kosovës, shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje të gjitha autoriteteve kompetente, në veçanti EULEX-it, të bëjnë gjithçka që është e mundur për të zbuluar se çfarë ka ndodhur. Kështu që unë konsideroj se është e një rëndësie të madhe që hetimet të fillojnë sa më parë që është e mundur”, ka shkruar Thaçi.

n.e/NOA

KOMENTE