Sarandë, 19 janar, NOA – Policia e Sarandës ka ndaluar dje një person pasi dyshohet si autori i kontrabandës së 12 makinave. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se personi i ndaluar është Aurel Luigj Pali, 20 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Troshan, komuna Blenisht në qarkun e Lezhës.
Pali dyshohet se ka futur në vend rreth 12 makina më targa të huaja. Dje, rreth orës 09:00, Pali është paraqitur në Pikën e Kalimit Kufitar "Qaf Botë"
me automjetin tip “Benz”, fugon 312, me ngjyre të bardhë, me targa AJ261 VP. Në furgonë ka pasur pjesë këmbimi për makina.
Pas verifikimit që ka bërë policia, ka rezultuar se Pali, gjatë vitin 2010 ka futur në Shqipëri, nëpërmjet disa pikave të kalimit të kufirit, 12 mjete të ndryshme me targa të huaja.
Pas hetimeve paraprake materialet i kanë kaluar prokurorisë, e cila po vazhdon hetimet e mëtejshme për autorin.
a.k/NOA