English

Tunizia edhe me qeveri të re në kaos, nisin dorëheqjet e para

Tuniz, 19 janar, NOA – Dhe telashet s’kanë të sosur për Tunizinë! Edhe kur u duk se kaosit të plasur në vend do t’i jepej fund përmes krijimit të qeverisë së re të unitetit, ku për herë të parë brenda saj është përfshirë edhe opozita, sërish ngjarje të pakëndshme e kanë përfshirë atë.

Kështu, qeveria e përkohshme që do të drejtohet nga kryeministri Mohammed Ganuci dhe do të përgatisë vendin për zgjedhjet e parakohshme, duke i dhënë mjaft poste edhe opozitës brenda saj ka shënuar dorëheqjet e saj të para, menjëherë pas krijimit.

Janë pikërisht të zgjedhurit në qeveri të Partisë së Bashkimit të Punëtorëve Tunizianë të cilët kanë vendosur që të tërhiqen. Simpatizantët e partisë në fjalë luajtën një rol thelbësor në revoltat popullore që sollën ndryshimin në vend. Ndërkaq, ministria e Jashtme, e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme kanë mbetur pa u prekur, sikundër kryeministri Ghannouchi njoftoi edhe lirimin e të burgosurve politikë.

n.e/NOA

KOMENTE