English

U morën para dy personave dhe nuk ua kthyen, policia nis hetimet

Korçë, 19 janar, NOA – Forcat e policisë së Korçës kanë kryer veprimet hetimore procedurale në gjendje të lirë për veprën penale të "Mashtrimit", parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal ndaj dy personave.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, bëhet fjalë për 59-vjeçarin , Llambi Nikolla, i cili me anë të mashtrimit në muajin dhjetor të vitit 2009 i ka marrë një shumë prej 90.000 lekësh shtetases T.L dhe nuk ia ka kthyer më.

Ndërsa personi i dytë është 41-vjeçari Andrea Çollaku, edhe ky banues në qytetin juglindor, i cili në muajin nëntor të vitit 2008 i ka marrë shumën prej 5000 euro shtetases Zh.G dhe ende nuk ia ka kthyer.

Materialet për këtë vepër penale i kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të

mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE