English

Zvicra ngrin llogaritë bankare të ish-presidentit të Tunizisë

E mërkurë, 19 janar 2011, NOA- Ministrja e Jashtme Zvicerane, ka deklaruar se llogaritë bankare të ish-presidentit të Tunizisë Ben Ali, janë bllokuar. Ky veprim ka ardhur menjëherë pasi sistemi gjyqësor i Tunizisë hapi hetimet mbi pasuritë e ish- presidentit dhe klanit të tij. Që prej ditës që presidenti u largua nga vendi, dhuna e cila ishte edhe shkaku i cili çoi në largimin e presidentit Ben Ali pas 23 vjetësh në krye të shtetit afrikano-verior, sipas qeverisë u ka kushtuar jetën të paktën 78 personave. a.y/NOA

KOMENTE