English

Akuzat e Berluskonit gjykohen në Vatikan

Vatikan, 20 janar 2011, NOA- Vatikani është duke ndjekur me vëmendje dhe me shqetësim të madh akuzat që bëhen ndaj Berluskonit. Ky fakt bëhet i ditur nga kardinali Tarcisio Bertone i cili është shprehur se, “Selia e Shenjtë kërkon nga të gjithë, por veçanërisht prej atyre që kanë një funksion të caktuar publik, që t’i nënshtrohet një lloj sensi moral e drejtësie”. Më tej ai theksoi se, Vatikani është i shqetësuar nga akuzat për shfrytëzim të prostitucionit minoren ndaj Kryeministrit Silvio Berluskoni. Ndonëse vetë Silvio Berluskoni i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar politike, kjo nuk ka ndalur as drejtësinë të hetojë dhe as Vatikanin të dënojë vepra të tilla. a.y/NOA

KOMENTE