Tiranë, 20 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Kryeministri paralajmëron se personat që do të tentojnë të sulmojnë institucionet e shtetit do të përballen me forcën e ligjit.
Pohimin, z.Berisha e bëri para pak çastesh pasi është i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku po intervistohet drejtpërdrejt, njëkohësisht me Edi Ramën në Top Channel.
Berisha paralajmëroi se do të ketë zbatim të plotë të hapësirave ligjore për ata njerëz që kryejnë akte banditeske, duke iu referuar demonstratës së opozitës, paralajmëruar të zhvillohet nesër pas mesdite.
“Ajo forcë e ligjit që i lejon ata të protestojnë kundër kryeministrit, i pengon ata të bëjnë aventurë”, - deklaroi shefi i Qeverisë.
“Zgjedhjet do të bëhen vetëm në qershorin e vitit 2013”, theksoi kryetari i mazhorancës, duke i mëshuar premtimit se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme që opozita pritet të kërkojë në demonstratën e nesërme.
e.t/NOA