English

Berisha refuzon të tregojë kandidatin për Tiranën

Tiranë, 20 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Kryeministri Sali Berisha refuzon sërish të deklarojë kush do të jetë kandidati zyrtar i mazhorancës për kreun e Bashkisë së Tiranës.

Duke folur në emisionin “Opinion” sonte në Tv Klan, z.Berisha u pyet disa herë nëse do të jetë ministri aktual i Brendshëm, Lulzim Basha, kandidati i PD dhe të vegjëlve aleatë të saj.

Edhe pse Basha vetë kishte pohuar para disa muajsh se ishte gati të ishte ai kandidati përballë opozitës për kreun e metropolit, s]rish Berisha anashkaloi dhënien e përgjigjes.

“Por ti ç’mendon se unë mund të rri tre orë këtu dhe ti të nxjerrësh lajm

“Do të bëjmë diskutime me aleatët, pasi ky diskutim është i domosdoshëm”, - iu drejtua Berisha, drejtuesit të emisionit, Blendi Fevziu.

“PD ka disa kandidatë për Bashkinë e Tiranës”, - deklaroi Berisha, duke mos pranuar të japë asnjë emër. Edhe kur u pyet nëse mes tyre është ose jo Lulzim Basha, sërish Berisha anashkaloi një përgjigje të qartë.

Ai shtoi se vetëm pasi të kryhen negociatat me aleatët, do të shpallet emri i PD dhe mazhorancës aktuale, në mënyrë të përbashkët, për kandidat në krye të Bashkisë së Tiranës.

Në vijim, z.Berisha nuk reshti me kritikat ndaj punës së kreut aktual të bashkisë metropolitane.

“Tirana nuk i ofron qytetarit shërbimet më jetike, të transportit, të lëvizjes. Tirana nuk i ofron qytetarit, sistemin më adekuat, atë të shkollave. Tirana, ka disa pallate të reja, por nuk ka asgjë moderne”, - deklaroi kreu i Qeverisë.

Ai përmendi më tej se në kryeqytet ka mungesë të theksuar objektesh dhe aktivitetesh kulturore, duke konkretizuar se sipas tij, turistët që vijnë në metropolin shqiptar, ndryshe kur ata shkojnë në kryeqytete e vendeve të tjera, në Tiranë nuk kanë asgjë se çfarë të shohin.

Nga ana tjetër, Berisha përmendi se Tirana ka peizazhe të bukura por shtoi se ato nuk mjaftojnë.

e.t/NOA

KOMENTE