English

Bien 4 trafikantë, mes viktimave, një e mitur

Prishtinë, 20 janar 2011, NOA – Pas një muaji hetimesh hetuesit e policisë së Kosovës kanë vënë në pranga katër persona të akuzuar për trafikim qeniesh njerëzore për prostitucion. Falë informacioneve hetuesit policorë në Prishtinë kanë rënë në gjurmët e një grupi personash, të cilët ishin pronarë motelesh e restorantesh, që shfrytëzonin vajza kosovare për prostitucion. Katër personat e arrestuar janë B. Krajkova nga Ferizaj; Xh. Gashi nga Gjilani dhe dy të tjerët F. Sylejmani dhe SH. Uksmajli nga Prishtina.

Gjithashtu janë identifikuar gjatë këtij hetimi edhe tri femra, viktima të shfrytëzimit seksual, mes tyre edhe një e mitur.

Të katër të arrestuarit janë marrë në pyetje nga policia e Prishtinës, ndërkohë që është përpiluar edhe dokumentacioni hetimor për ndjekje të mëtejshme të çështjes nga Prokuroria.

mit/NOA

KOMENTE