Tiranë, 20 janar, NOA – Tre makina të vjedhura në Lituani, janë gjetur në Tiranë, duke u bllokuar menjëherë nga specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve, të cilët kanë nisur edhe procedimet penale përkatëse ndaj poseduesve të tyre.
Siç konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime policore të Tiranës, makina e parë e bllokuar është e llojit “Benz 320 E”, me targa TR 3300 R, ngjyrë e zezë, e cila është targuar në DPSHT Rrugore dhe rezulton e vjedhur në Itali, më datë 07.01.2006. Nga verifikimet e kryera rezulton se mjeti në fjalë është trafikuar nga një shtetas, i cili do të ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale të “Trafikimi të mjeteve motorike”.
Po ashtu, dje filloi procedimi penal për automjetin Kok Kamioni Volvo, me targa TR 9616 S, e cila është targuar në DPSHT Rrugor dhe rezulton i vjedhur në Lituani, më datë 24.03.2010, me targë origjine FV 1755.
Sikundër edhe për automjetin Kok Kamioni Volvo, me targa TR 9617 S, e cila është targuar në DPSHT Rrugorë dhe rezulton i vjedhur në Lituani, me datë 24.03.2010, me targë origjine FU 4498.
Nga verifikimet e kryera rezulton se mjeti në fjalë është trafikuar në Shqipëri.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme për veprën penale të “Trafikimi të mjeteve”.
n.e/NOA