English

Burg për Mel Gibson

E enjte, 20 janar 2011, NOA- Aktori i njohur i Hollivudit, Mel Gibson, është vënë nën kthetrat e drejtësisë dhe pritet të dënohet. Deri në katër vjet burg, është masa që pritet të merret ndaj tij për rrahjen e ish-të dashurës së tij Oksana Grigorieva. Gibson i ka hedhur poshtë akuzat dhe pretendon se Oksana po përpiqet t’i marrë para nëpërmjet shantazhit. Çifti njoftoi për marrëdhënien e tyre në prill 2009, pasi Gibson u nda nga gruaja e tij Robyn, pas 29 vitesh martese. Ndërkaq prokurorët pranuan se është e mundur që 55-vjeçari të përballet me akuzat e dhunës shtëpiake. Akuza më e rëndë e tij është ajo e rrahjes së 40-vjeçares ruse, në kohën kur ajo po ushqente dhe mbante në krahë foshnjën e tyre 2-muajshe, Luçian. Aktori që vodhi zemrat e publikut me filmin “Bravehart” , është akuzuar edhe se i ka thyer dy dhëmbë Oksana-s, në shtëpinë e tyre të përbashkët në Malibu. a.y/NOA

KOMENTE