English

Çmimi i naftës në botë, do të rritet dhe më tej

Uashington, 20 janar, NOA – Duket se rritja e çmimit të naftës në bursën ndërkombëtare është një proces që nuk do të ketë të ndalur, e kjo pasi pritet të produktet e hidrokarbureve të shënojnë çmime disa herë më të larta gjatë muajve të ardhshëm.

Parashikimi është bërë këtë herë nga vetë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, sipas të cilës, kjo rritje vjen si pasojë e kërkesës gjithmonë e në rritje për karburant.

Edhe disa ditë më parë, Organizata e Vendeve Prodhuese të Naftës, OEPC, paralajmëroi të njëjtën gjë, duke thënë se rritja po favorizohet nga shtimi i kërkesës për produktet e naftës në botë.

Konkretisht, një fuçi naftë pritet të kuotohet plot me 100 dollarë. n.e/NOA

KOMENTE