Vlorë, 20 janar, NOA - Deputetët e Partisë Socialiste në të gjithë vendit kanë bërë apel që qytetarët të marrin pjesë në demonstratën e nesërme në Tiranë. Deputeti i PS-së në qarkun e Vlorës, Eltar Deda ka bërë thirrje sot që “qytetarët e Vlorës të nisen nesër drejt Tiranës për të protestuar kundër kësaj qeverie”.
Deda e ka cilësuar si të papranueshme situatën politike dhe ekonomike në vend. Në një deklaratë dhënë për mediat lokale të Vlorës, ai është ndalur dhe në zhvillimet e fundit politike në vend, ku ka theksuar se debati politik ka degjeneruar nga sharjet e kryeministrit Sali Berisha.
Deda ka theksuar se qytetarët e Vlorës do të jenë të pranishëm në demonstratën e madhe për rrëzimin e kësaj qeverie. Dega e PS-së në këtë rreth ka planifikuar dhe nisjen dhe organizimin e demonstruesve.
a.k/NOA