Londër, 18 Janar 2011 NOA/ Rid Bulku - Një gjykatë britanike ka dënuar një person për agresion duke e dënuar me dy javë shtetrrethim dhe kjo pasi ka qëlluar me një top dëbore një police femër.
Me sa duket Dean Smith kishte qenë duke bërë pazar me familjen e tij gjatë periudhës së krishtlindjeve, në Swandlicote, një fshat në Anglinë qendrore, vendi ku ai lëshoi topin famëkeq të dëborës.
31-vjeçari është gjykuar na një gjykatë e qytetit të Derby, e cila e shpalli atë fajtor, me akuzën e një sulmi të thjeshtë, duke e dënuar me 14 ditë shtetrrethim dhe një gjobë prej 85 sterlinash e barabartë me rreth 100 euro.
Para se të dënohej, Smith tha se mendonte se diçka e tillë do të merrej si një shaka duke qenë se ai ishte dhe vetë qëllimi i tij.
Daily Telegraph ka publikuar dhe fjalët e tij: “Nuk arrija të kuptoja dhe nuk po merrja vesh asgjë. Kur më dërguan në komisariatin policor mendova se bëhej fjalë vetëm për një shaka”.
r.b/NOA