Korçë, 20 janar, NOA – Tani ajo nuk ka më frikë se ai do të hyjë në shtëpinë e saj dhe do ta rrahë apo ofendojë siç ka bërë sistematikisht.
Kjo pasi 28-vjeçares së frikësuar nga dhuna e vazhdueshme e të shoqit, tashmë i ka dalë në mbrojtje vetë policia.
Bëhet fjalë për një Urdhër të menjëhershëm Mbrojtje që policia e Korçës ka lëshuar ndaj 28-vjeçares me inicialet Sh.B., banuese në Bilisht.
Kjo ka ardhur pasi ajo ka denoncuar pranë saj bashkëshortin 46-vjeçar Fatos Buçi, për ushtrimin e dhunës fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan gjykatës së Korçës për veprime të mëtejshme.
n.e/NOA