English

Ekstradohet Sokol Kuka, bosi i klandestinëve

Tiranë, 20 Janar 2011 NOA – Një person i cili kishte zgjedhur si profesion atë të trafikimit të qenieve njerëzore duke shfrytëzuar pamundësinë e shqiptarëve për të lëvizur pa viza në BE, është ekstraduar sot në Shqipëri.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, është bërë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i 39-vjeçarit Sokol Agur Kuka, lindur në Fier.

Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin nr. 282, datë 27. 11. 2007, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 1 vit e 8 muaj burg dhe 2 milionë lekë gjobë, për kryerjen e veprës penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, parashikuar nga nenet 298/3 dhe 22, të Kodit Penal.

Në datën 23 maj 2007, shtetasi Sokol Kuka, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë organizuar kalimin ilegal të disa shtetasve nga Fieri drejt Greqisë.

Shuma që duhej paguar për kalimin e paligjshëm të kufirit drejt shtetit grek ishte 700 Euro për person, thanë për agjencinë NOA, burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

e.r/NOA

KOMENTE