English

Eshton: Marti t'i sjellë akuzat para EULEX

Bruksel, 20 janar, NOA - Kryediplomatja e BE-së, Ketrin Eshton, tha se nuk ka nevojë për prokurorë shtesë, sepse misioni i EULEX-it tashmë ka prokurorë të pavarur që punojnë në rajon.

Eshton i bëri këto komente pas kërkesës së organizatës Human Rights Watch që BE-ja të emërojë një prokuror të pavarur në Kosovë për të hetuar pretendimet në akuzat e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti.

Eshton tha se do të duheshin më shumë prova nga Marti përpara se të ndërmerren hetime të reja.

"Çdo prokurori duhet t'i bazojë hetimet e veta mbi dëshmitë që parashtrohen në gjykatë. Nëse vërtetë z. Marti, apo cilido tjetër, ka gjetur prova thelbësore për aktivitete kriminale, ne do ta inkurajonim atë që t'i sjellë përpara autoriteteve përkatëse, përfshirë EULEX-in", tha Eshton.

a.k/NOA

KOMENTE