Shkodër, 20 janar 2011, NOA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, ka deklaruar se Shqipëria e mbylli 2010-ën me rritje ekonomike.
Gjatë një takimi rajonal në Shkodër, theksoi kjo qëndrueshmëri e lartë duhet të ruhet edhe gjatë vitit 2011, duke vlerësuar impaktin pozitiv të sistemit financiar.
Fullani tha se në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, rritja ekonomike vjetore vlerësohet në masën 4.9 për qind. Fullani tha se gjatë vitit 2010 sektori bankar ka qenë mbështetës në ecurinë ekonomikë të vendit, por nënvizoi se veprimtaria bankare ka rreziqet e saj pasi sipas tij, me gjithë rritjen e vlerës së kredive me probleme, sektori bankar ka shënuar një rezultat financiar disa herë më të lartë se ai i vitit 2009.
a.y/NOA