English

G99: Shqiptarët, të rrezikuar nga kryeministri

Tiranë, 20 janar, NOA – “Sot, shqiptarët ndihen të turpëruar e të rrezikuar nga kryeministri i tyre. Ndihen të fyer nga mungesa e etikes dhe mungesa e profesionalizmit së kryetares se Parlamentit. Degradimi dhe shëmtia e seancës parlamentare, mllefi dhe egërsia e transmetuar gjatë saj, ishin fyese për shqiptarët”.

Me një deklaratë të tilla është shprehur sot kryetari i G99, Ervin Mete, sipas të cilit,

ky kryeministër e kjo qeveri kanë shkelur tashmë mbi çdo slogan të tyren e çdo aspiratë të qytetarëve.

“Kjo nuk është më një qeveri e duarve të pastra, është një qeveri e duarve të pista, nuk është një kryeministër që e lufton korrupsionin, por është një kryeministër që korrupsionit po i del mbrojtje. Nuk është qeveri e integrimit, por është qeveria që me këto skandale po e largon Shqipërinë nga Europa”, tha më tej ai.

Duke përfunduar se “prandaj të gjithë duhet të jemi e do të jemi në demonstratën e 21 Janarit. Do të jemi së bashku me studentët, së bashku me të rinjtë, për të kërkuar një shtet që i shërben shqiptarëve e për të refuzuar një shtet që i skllavëron pas interesave personale të ministrave”.

n.e/NOA

KOMENTE