English

Gjobitet hoteli, refuzoi çiftin gay

Angli, 20 Janar NOA - Pronarët e një hoteli në Angli, të cilët kanë refuzuar të prisnin një çift homoseksualësh në një dhomë gjumi janë dënuar nga një gjykatë për diskriminim.

Peter dhe Hazelmary Bull te Chymorvah Hotel pranë Penzance, në Cornovaglia, ishin mbështetur në vlerat e krishtera të martesës dhe kjo për të ndaluar që çifti i djemve të ndante një dhomë bashkë.

Aktualisht për këtë vendim të marrë tashmë pronarët e hotelit duhet të paguajnë një gjobë dëmshpërblimi prej 1 mijë e 800 sterlinave secilit prej djemve. r.b/NOA

KOMENTE