Tiranë, 20 janar, NOA - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço bënë betimin sot para Presidentit të Republikës, Bamir Topi.
Ceremonia u zhvillua pak minuta më parë në ambientet e Presidencës.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve përkatëse nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës , Aleksandër Flloko, si dhe pas betimit mbi Kushtetutë të Haxhinastos dhe Naços, kreu i shtetit Bamir Topi u dorëzoi dy anëtarëve të Këshillit të Ministrave dekretet e emërimit, duke u uruar suksese në këto detyra të rëndësishme.
a.k/NOA